Menu

Çorbë patatesh me bisht viçi të tymosur

  • ÇORBË PATATESH ME BISHT VIÇI TË TYMOSUR
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1 bisht viçi I prerë në disa pjesë,
  • 2 qepë,
  • 1 karotë,
  • 1 spec,
  • 1 kg.patate,
  • kripë,
  • piper,
  • specall,
  • 1 fletë dafine,
  • majdanoz,
  • vaj ulliri ose gjalpë.

Udhëzime

  1. Në tenxhere me yndyrë fërgohet qepa,karota dhe speci gjersa të zbuten pak.
  2. Shtohet piperi,1 lugë specall,dafina dhe mishi I prerë.
  3. Së bashku fërgohen 5 min.në zjarrë të ulët,pastaj shtohet ujë I nxehtë sa të mbulohet mishi për 2 gishtërinjë.
  4. Mishi zihet në zjarrë të mesëm gjersa të zbutet e sipas nevojës shtohet nga pak ujë.
  5. Hidhen patatet e prera në copa të mesme,çorba kriposet sipas shijes dhe zierja vazhdon gjersa të zihen patatet.
  6. Hidhet majdanoz I prerë imët dhe gjella e nxehtë shërbehet me speca turshi ose lakër rasoji.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *