Thjerrëza lahet dhe ulet në ujë të ftohtë 7-8 orë para zierjes.
Pas kësaj kohe,derdhet uji,hidhet ujë tjetër,futet qepa e pastruar dhe hudhra në të.
Zihet rreth 2 orë.
Në enë tjetër zihet mishi i tharë.
Pasi të jetë zier,thjerrëza kalohet në sitë,ose bluhet me blender elektrik.
Në enë për çorbë, bëhet fërgesa nga yndyra,mielli dhe specalli,hidhet thjerrëza e shtypur,përzihet dhe hidhet uji në të cilin është zier mishi i tharë.
Mishi pritet në copa të vogla dhe vihet në çorbë.Zihet edhe 10 minuta dhe nëse është e nevojshme kriposet.
Çorba mund të thartohet me pak uthull,ose pak para përfundimit të zierjes shtohet pak salcë domatesh.