Menu

Çorbë me rrënjë selinoje

  • ÇORBË ME RRËNJË SELINOJE
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 300 gr mish viçi,
  • 2 lugë vaj,
  • 1 kokë qepë,
  • 2 karota,
  • 1 rrënjë më e madhe selinoje,
  • 1 rrënjë majdanozi,
  • 2 speca,
  • 2 lugë të rrafshuara miell,
  • 1 lugë gjalpë,
  • 1 lugëz specall,
  • 1 lugë pure domatesh,
  • kripë,
  • piper sipas dëshirës.

Udhëzime

  1. Në yndyrë të nxehtë hidhen qepët e prera imët,perimet e prera në kubikë të vegjël dhe fërgohen të gjitha së bashku 5 minuta.
  2. Shtohet mishi i prerë në copa të vogla dhe së bashku fërgohen edhe pak, duke i përzier kohë pas kohe.
  3. Shtohet sasi uji,aq sa dëshirohet çorbë.
  4. Kriposet çorba dhe vazhdon zierja në zjarr të ulët, gjersa të zbutet mishi.
  5. Përgatitet fërgesa me një lugë gjalpë dhe miell dhe, duke e përzier me kujdes,hidhet pak çorbë,pastaj fërgesa derdhet në çorbë.
  6. Shtohet pureja e domateve,vlohet edhe pak dhe çorba është e gatshme për t’u shërbyer.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *