Çorbë me mish viçi dhe lulelakër
Përbëresit
- 600 gr mish (200 gr për çorbë,400 gr për gjellë kryesore),
- 1 tubë karota,
- majdanoz,
- selino,
- 2 lugë margarinë,
- 2 lugë miell,
- lëngu i një limoni,
- kripë,
- piper.
Udhëzime
- Mishi përvëlohet me ujë të valë,pastaj shpërlahet me ujë të ftohtë dhe vihet në tenxhere me 3 litra ujë.
- Me mish zihen edhe karotat dhe selinoja,kurse lulelakra hidhet për t’u zier 10 minuta para se të jetë zier mishi dhe larguar nga zjarri.
- Në enë tjetër me gjalpë, fërgohet mielli, por jo sa të marrë ngjyrë.
- Shtohet supë pak e nga pak, duke e përzier vazhdimisht, gjersa të krijohet një masë e trashësisë së qullit të hollë-masë e trashësisë së dëshiruar.
- Hidhen majdanoz i grirë,lëng limoni,200 gr mish të grimcuar nga supa dhe afro 200 gr lulelakër e ndarë në lule.
- Pasi të vlohet 5 minuta, shërbehet si pjatë e parë.