Menu

Çorbë me hithra

  • ÇORBË ME HITHRA
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 1 kg hithra të njoma,
  • 1 qepë ose një tubë qepë të reja,
  • 2 thelpinj hudhre,
  • 1 lugë gjalpë ose 2-3 lugë vaj,
  • 2 lugë miell misri,
  • pak specall,
  • 1/4 kg djathë,
  • 2 vezë,
  • 1 lugë ajkë.

Udhëzime

  1. Hithrat pastrohen,lahen dhe në enë me 2 litra ujë të njelmët zihen ½ orë.
  2. Pasi të kullohen dhe të ftohen pak,hithrat priten imët.
  3. Veçan në qepën gjysmë të fërguar,hidhet mielli i cili përzihet kohë pas kohe,gjersa të fërgohet qepa.
  4. Shtohen hudhrat e shtypura, specalli dhe hithrat e kulluara të cilat fërgohen në zjarr të ngadaltë ¼ ore,duke i shtuar ujë në të cilin janë zier hithrat.
  5. Çorba kriposet sipas shijes,i hidhet piper dhe zihet edhe 5 minuta në zjarr të ngadaltë.
  6. Tunden vezët,shtohen djathi i troshitur,ajka dhe, pasi të përzihen mirë,i shtohen çorbës,duke e përzier atë vazhdimisht.
  7. Largohet nga zjarri dhe shërbehet e nxehtë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *