Menu

Brumi bazë – Palëpetë me arra të bluara

  • BRUMI BAZË-PALËPETË ME ARRA TË BLUARA
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 400 gr miell,
  • 5 vezë,
  • 7-8 dcl qumësht ose gjysmë qumësht e gjysmë ujë, kurse në mungesë të qumështit- vetëm ujë,
  • 1 qeskë sheqer vanileje,
  • 100 gr gjalpë i shkrirë ose vaj,
  • Pak kripë.

Për mbushje

  • 200 gr arra të bluara,
  • 50 gr sheqer pluhur,
  • 50 gr rrush të thatë.

Udhëzime

  1. Në enë ku do të përgatitet brumi,tunden vezët.
  2. Shtohen qumështi, gjalpi i shkrirë ose vaji,kripa,sheqeri vanilja dhe mielli i situr.
  3. Tunden të gjitha dhe brumi është i gatshëm,kur sipërfaqja e qepshes mveshet dhe qëndron në të një shtresë e hollë brumi.
  4. Në tigan tefloni,enkas për palëpetë,vetëm në fillim,derdhet pak vaj sa të ulet sipërfaqja dhe anët e tiganit.
  5. Brumi i përgatitur,me qepshe derdhet në tigan.
  6. Tigani lakohet nga të gjitha anët në mëyrë që të shtrohet brumi i hollë në tërë sipërfaqen e saj.
  7. Palëpetët piqen nga të dyja anët.
  8. Palosen në pjatë të cekët njëra mbi tjetrën,gjersa të harxhohet i tërë brumi.
  9. Çdo njërës i hidhet nga pak sheqer pluhur,arra të bluara,rrush të thatë dhe mbështillen në role njëra pranë tjetrës.
  10. Palëpetët mund të lyhen edhe me xhemë të ndryshëm sipas zgjedhjes,çokollatë të shkrirë,krem çokollate ,djathë, etj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *