Menu

Bërxolla viçi me mustardë

  • BËRXOLLA VIÇI ME MUSTARDË
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 6 bërxolla viçi madhësie të njëjtë,
  • 1 qepë,
  • 1 lugë gjalpë dhe 1 dcl vaj,
  • 1 lugë supe mustardë,
  • Pak lëvore limoni e kaluar në rende,
  • 1 dcl ajkë,
  • 2 të verdha vezësh,
  • Kopër të grirë ose të tharë,
  • Kripë,
  • Piper,
  • Miell.

Udhëzime

  1. Bërxollat e pastruara nga zhapat,rrihen me rrahëse kuzhine,kriposen,piperosen dhe përmillen vetëm nga njëra anë.
  2. Në yndyrë të nxehtë hidhen qepët e grira dhe sa të zverdhen pak,vihen mbi qepë bërxollat nga janë përmillur.
  3. Sa të skuqen pak bërxollat,shtohen mustardë,lëvore limoni dhe kopër e grirë.
  4. Masës së mishit i hidhet verë ose supë, ena shkundet pak,mbulohet me kapak dhe në zjarr të ngadaltë zihen gjersa të zbuten.
  5. Bërxollat e zbutura vendosen në pjatë të nxehtë,kurse në lëngun e mbetur përzihet ajka,shtohen të verdhat e vezëve,përzihen pak dhe hidhet mbi bërxolla.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *