Menu

Bakllasarëm – Samsa

  • Bakllasarem
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • ½ kg miell,
  • 250 ml ujë i vakët,
  • 2 lugë vaj, pak kripë,
  • 150 gr gjalpë,
  • 1 kg kos,
  • 5-6 thelpinjë hudhër.

Udhëzime

  1. Zinet një brum i butë sikurse i pitës me katmer.
  2. Pasi të ngjeshet mirë, qëndron një orë i mbuluar, e pastaj ndahet në dy pjesë.
  3. Çdo pjesë ndahet në 10 kuleç të cilët hapen në formë katmeri duke i lyer me yndyrë.
  4. Katmeri vendoset në tepsi me diametër 23-25 cm të lyer me yndyrë.
  5. Njëlloj veprohet me gjysmën tjetër të brumit i cili hapet në katmer, e pastaj vendoset sipër katmerit në tepsi.
  6. Lyhet me yndyrë dhe pritet në katrorë të vegjël.
  7. Piqet në furë me temp. 200C.
  8. Kosit I hidhet pak kripë dhe hudhrat e grimcuara ose të shtypura.
  9. Masa e kosit hidhet sipër pites posa të nxirret nga furra dhe tepsia prap futet në furrë të fikur që të qëndroj afro 10 minuta.
  10. Shërbehet e nxehtë me jogurt.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *