Menu

Antipastë në zhelatinë

  • ANTIPASTË NË ZHELATINË
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 2 qeska zhelatinë pa ngjyrë,
  • 1/4 l supë e kthjelltë,
  • 1/4 l verë e bardhë,
  • 1 lugë uthull e bardhë,
  • 2 vezë të ziera,
  • 1/2 kg.perime të përziera të prera imët dhe të ziera,
  • 300 gr sallamë bagëtishë,
  • 1 lugë piper kokër,
  • 1 fletë dafine.

Udhëzime

  1. Zihen perimet dhe kullohen mirë.
  2. Vezët zihen,qërohen dhe priten në flegra.
  3. Vera,supa(në mungesë të supës,përdoret lëngu i perimeve të ziera),dafina dhe piperi kokërr zihen 3 min.
  4. Shtohet kripa.
  5. Zhelatina përgaditet sipas udhëzimit në qeskë.
  6. Një pjesë e zhelatinës derdhet në enë të thellë.
  7. Vendoset në vend të ftohtë që të mpikset.
  8. Rradhiten vezët dhe sallama e mbështjellur në formë roleje.
  9. Ena mbushet me perime.
  10. Derdhet pjesa tjetër e zhelatinës dhe ena vendoset në vend të ftohtë.
  11. Pasi të mpikset mirë dhe para se të servohet,ena zhytet për disa sekonda në ujë valë,pastaj përmbyset në enë ku do të shërbehet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *