Menu

AJVAR ME SPECA DHE PATËLLXHANË

  • AJVAR ME SPECA DHE PATËLLXHANË
  • Detaje
  • Komento

Përbëresit

  • 30 kg.speca të kuq të shëndoshë,
  • 15 copë patëllxhanë,
  • 1 kg.karrota,
  • 1 litër vaj,
  • 2 tuba majdanoz,
  • kripë,
  • 2-3 lugë sheqer.

Udhëzime

  1. Specat lahen,pastrohen nga farat,piqen dhe qërohen.Karrotat pastrohen,priten në rrathë dhe bluhen në makinë mishi.
  2. Gjithashtu edhe patëllxhanët lahen,grimcohen dhe bluhen në makinë mishi.
  3. Në tenxhere të përshtatshme hidhet 1 gotë vaj sa të nxehet.
  4. Në të hidhen patëllxhanët dhe karrotat.Vehen në zjarrë dhe duke I përzier ziejnë sa të avullohet lëngu.
  5. Në ndërkohë bluhen specat dhe hidhen në masën e patëllxhanave.Ziejn së bashku duke I përzier vazhdimisht,gjersa të avullohet lëngu dhe ajvari të trashet.
  6. Hidhet pjesa tjetër e vajit,kriposet ajvari,I shtohet majdanozi I grirë hollë,2-3 lugë sheqer dhe përzihet mirë.
  7. Kavanozët e nxeht mbushen me ajvar të nxehtë,e mbi hidhet vaj I nxehtë dhe mbyllet kavanozi me cellofan të dyfishuar.
  8. Kavanozët mbulohen me batanie dhe qëndrojnë 12 orë,pastaj vendosen në vend të ftohtë.
  9. Në të njejtën mënyrë përgaditet ajvari vetëm nga specat.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *